Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar në lidhje me provokimet qe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i ka bërë Serbisë.
Ai tha se kjo gjë mund të jetë luftënxitëse dhe do të krijonte një qeveri proruse në Serbi.
“Me paranojën se Serbia është e rrethuar nga armiq, më lehtë mund t’i imponohet popullit serb sërish një qeveri proruse dhe antievropiane. Qafen e thefshin!”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Provokimi brutal i Vuçiqit kundër Kroacisë mund të jetë paravan për të krijuar klimën për formimin e një qeverie luftënxitëse dhe proruse në Serbi. Me paranojën se Serbia është e rrethuar nga armiq, më lehtë mund t’i imponohet popullit serb sërish një qeveri proruse dhe antievropiane. Qafen e thefshin!