Konfiskimi i pasurisë/ Tomë Gashi: Libreza e VV-së nuk të mbron

Aktuale

Konfiskimi i pasurisë/ Tomë Gashi: Libreza e VV-së nuk të mbron

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 23:55
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në emisionin “DPT” të t7 ka folur rreth asaj se kujt do t’i verifikohet pasuria.

Ai tha se verifikimi i pasurisë nuk ka ngjyra politike, derisa nuk e mohoi që pasuria do t’i verifikohet edhe personave që e kanë librezën e Vetëvendosjes.

“Ligji për verifikim të pasurisë së pajustifikueshme dhe konfiskimin e kësaj pasurie nuk ka ngjyra politike për një arsye. Nuk ka këtu dikush i cili e ka librezën e Vetëvendosjes, që nuk do t’i verifikohet pasuria nëse duhet.

Por nuk as të partive tjera dhe zyrtarëve tjerë politikë që kanë pasë poste nga viti 2008 deri në ditën e sotme dhe ky ligj do të vazhdojë aplikimin e tyre edhe në mënyrë hipotetike, kur Lëvizja Vetëvendosje një ditë pas 100 vjetëve nuk do të jetë në pushtet”, tha Gashi në “DPT”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat