Memli Krasniqi: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapja e negociatave, tani radha për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Memli Krasniqi: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapja e negociatave, tani radha për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 10:55
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetari i PDK-së ka thënë se ky është një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e vetëmohim, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për anëtarësim në BE.

“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat