Haradinaj del me një shpresë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Aktuale

Haradinaj del me një shpresë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.

Ai shpreson që një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane.

Haradinaj shpreson që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj. Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat