Haradinaj bashkë me kryetarët e komunave nga AAK mbajnë konferencë për media për qasjen e Qeverisë Kurti

Aktuale

Haradinaj bashkë me kryetarët e komunave nga AAK mbajnë konferencë për media për qasjen e Qeverisë Kurti

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 07:27
AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të mbajë të  mërkurën konferencë për media, bashkë me kryetarët e komunave nga radhët e partisë së tij.

Adresimi para gazetarëve do të bëhet me temën ”Raporti i Qeverisë Qendrore me Komunat”, duke filluar nga ora 12:00 – në selinë e AAK-së.

AAK-ja qeverisë në pesë komuna, ndërkaq pushtetin qendror e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Haradinajt qeverisë në Gjakovë, Deçan, Klinë, Rahovec e Suharekë.

E pritet që sot të ketë kritika në drejtm të ekzekutivit për mos mbështetje nga qendra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat