Jemi të bindur se Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe BeH me të vërtetë i duhen BE-së tha deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU/CSU Peter Bajer në konferencën me gazetarë në Beograd, duke vlerësuar se marrësit e vendimeve në Serbi duhet të dërgojnë porosi të qartë se duan “BE-në”, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.
Bajer tha se dihen lidhjet e “ngushta” mes Serbisë dhe Rusisë, andaj është çështje idioteske të kërkohet shkëputja dhe ndarja nga Rusia “Jemi të vetëdijshëm për lidhjet historike dhe varshmërinë energjetike nga Rusia, por duam pjesëmarrjen e Serbisë në sanksione Rusisë, kjo nuk është e lehtë por duhet pasur parasysh për shkeljen e drejtës ndërkombëtare dhe sulmin ndaj shtetit tjetër”, tha ai.
“Nuk ka afat për vendosjen e sanksioneve, as nuk duam ta vendosim në qosh askënd posaçërisht aleatët, por vendet që janë në procesin e bashkëngjitjes duhet të harmonizojnë politikën e vetë me BE-në dhe ato që nuk e bëjnë përballen me ‘stop’ në rrugën e integrimit derisa nuk iu bashkohen sanksioneve”, tha Bajer.
“Ky nuk është qëndrimi zyrtar i politikës gjermane por i grupit opozitar CDU?CSU”, tha ai.
Lidhur me Ballkanin e hapur, ai tha se “disa nuk duan dhe nuk e dinë çka fshihet pastaj” posaçërisht Prishtina edhe Podgorica që i frikësohen dominimit serb.
“Duhet të mendohet rreth iniciativës, nëse përmbushet drejtë dhe bëhet pjesë e procesit të Berlinit dhe të punohet së bashku”, tha Bajer, duke shtuar se në vjeshtë pritet vazhdimi i procesit të Berlinit dhe do ketë rezultate konkrete.
Lidhur me dialogun mes Kosovës edhe Serbisë, deputeti gjerman Bajer tha se konsideron se në fund të procesit të bashkëngjitjes të ndodhë njohja e ndërsjellë “sepse ndryshe nuk mund të mendohet BE”.