Para pak kohësh, njëri nga deputetët e Lëvvizjes Vetëvendosje ishte pre e një vjedhje të rëndë në vlerën 50 mijë euro e një sasi të madhe ari. Fjala është për deputetin Mirsad Shkreta.
Ai edhe vetë ka pranuar vjedhjen që ka ndodhur gjatë muajit qershor, ndërsa ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij janë një ҫift mjekësh, ndërsa nuk ka përfituar të ardhura nga pozita e deputetit që mbanë për rreth një vit e gjysëm.
Deputeti Shkreta ka publikuar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar një shtëpi, një banesë dhe katër lokale afariste të gjitha ne vlerën e afro gjysëm milioni apo mbi 435 mijë euro.
Ai ka deklaruar se posedon një veturë në vlerën 25 mijë euro dhe një në emër të bashkëshortes 3 mijë euro.
Ai dhe bashkëshortja e tij janë posedues të aksioneve në një kompani private me nga 50% të aksioneve apo nga 2.5 mijë euro.
Mbi 124 mijë euro janë paratë e tij të kursyera, në emër të tij, bashkëshortes dhe prindit, ndërkaq ka borxhe apo kredi 105 mijë euro.
Te hyrat vjetore të familjes së tij kapin vlerën mbi 44 mijë euro.