Gresa Morina është një nga mërgimtaret që jeton në Zvicër. Ajo aktualisht ndodhet në Kosovë dhe ka dhënë një intervistë për media, ku ka kritikuar qytetarët e Kosovës. Ajo tregoi se e do shumë Kosovën, por ka edhe shumë gjëra që e pengojnë, siç janë rritja e çmimeve.
“Ju na pritni nganjëherë keq. I rritni çmimet kur vijmë na, i ndërroni krejt, na merrni senet. Ju bina sene, po kurrë s’ jeni t’ gzum, kurrë””, shprehet mes tjerash mërgimtarja.
Pas kësaj deklarate në rrjetet sociale i ka reaguar edhe ish deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.
Lexoni më poshtë reagimin e tij:
