​Këshilli Prokurorial reagon pas kërcënimeve ndaj prokurorit Lulzim Sulejmani

Aktuale

​Këshilli Prokurorial reagon pas kërcënimeve ndaj prokurorit Lulzim Sulejmani

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:12
Lulzim Sulejmani

Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin ndaj Prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.

Në një deklaratë për media thuhet se këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-prokurorit special, Ali Rexha.

Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit.

KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor dhe kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat