Kryetari i degës së OVL së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, i ka reaguar kryeministrit Kurti pas propozimit që ky i fundit u dërgoi Organizatave të Dala nga Lufta.
Syla duke e quajtur Kurtin mashtrues, ka kërkuar nga ai që ta zbatoj ligjin
“Mashtrues, i mirë je me shkru letra. Zbato ti ligjin aktual, e lej përrallat, i kemi kuptu lojërat tua me luftëtarë.
Ndërkohë, bon sa t’duash ligje e riverifikime, komandantët janë ksajde, e kryejnë obligimin e tyre prapë. Vaj halli për secilin që shkel ligjin që iu garantohet luftëtarëve”, ka shkruar Gazmend Syla në Facebook.