Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut Naim Miftari thotë se në vitin 1999 Kosovën e çliroi NATO nga regjimi i kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ndërsa, shton se në vitin 2020 Gjykata Speciale e çliroi Kosovën nga regjimi i profiterit dhe përçarësit të luftës Hashim Thaçit.
“Derisa NATO-ja 1999 e çliroi Kosovën nga regjimi i diktatorit Sllobodan Millosheviqit, fal luftës së UÇK-së dhe popullit tonë të përndjekur, 21 vite ma vonë Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë me 2020 e çliroi Kosoven nga regjimi i profiterit dhe përçarësit të luftes Hashim Thaçit”, thotë Miftari.
Sipas tij, zgjedhjet që fitoi Albin Kurti e çliruan Kosovën nga krimi i organizuar.
“Ndërsa zgjedhjet e lira të shkurtit 2020 e çliruan Kosovën nga krimi i organizuar dhe politikanët dhe zyrtarët e korruptuar të Kosovës dhe ndërkombëtarë të korruptuar!”, thekson ai për gazetën "Bota sot".
Miftari thotë se Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe Vuçiqit, por edhe Grenellit, Isa Mustafës dhe disa të tjerëve shumë po i mundon mungesa e Thaçit në Kosovë.
“Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Baton Haxhiut e Richard Grenellit edhe LDK 7.6.5.4.3.2.1 të Isa Mustafës, Skendës,.... shumë po iu mundon mungesa e Hashim Thaçit në Kosovē, se deri tani edhe qajo pjesë e Kosovës që ka shpëtuar e që nuk ka shkuar për rrush e kumbulla kishte shku deri sot për lesh të bubit.!”, thotë Naim Miftari.