Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti, ka thënë se nuk e sheh si masë të duhur heqjen e akcizës në produktet të naftës.
Haliti tha sepse shteti mbahet me taksa dhe tatime.
“E kam thënë disa herë që nuk e shohim si masë të duhur heqjen e akcizës në produktet e naftës. Nuk e shohim sepse kemi thënë që shteti mbahet me taksa dhe me tatime” – tha Haliti.
Ai theksoi se heqja akcizës do ta dëmtonte buxhetin e shtetit.
“Do ta dëmtonte buxhetin sepse politikat qeveritare e kanë për qëllim vjeljen e taksave kryesisht tek personat ose bizneset që operojnë me sukses, dhe ato taksa t’i shpërndajë tek kategoritë që janë në nevojë“- tha ai.