Tensionet mes VV-së e LDK-së/ Konjufca ironizon me LDK-në: Çka është kjo qasje përkundër natyrës suaj?

Aktuale

Tensionet mes VV-së e LDK-së/ Konjufca ironizon me LDK-në: Çka është kjo qasje përkundër natyrës suaj?

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 11:54 më 21.07.2022
Glauk Konjufca

Mbi 23 mijë euro i ndahen Komisionit Hetimor Parlamentar

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin në vlerë prej 23 mijë e 720 eurosh, Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,  ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu deputetët e kanë miratuar buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike, me shumën prej 23 mijë e 720 euro.

Konjufca: Miratohet buxheti i komisionit hetimor në sektorin e energjisë në shumën prej 23 mijë e 720 euro

“Konstatoj që me 87 vota për, asnjë votë kundër dhe vetëm një votë abstenuese, Kuvendi i Kosovës e miratoi buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator si dhe në ndërmarrje publike, me shumën prej 23 mijë e 720 euro”, ka thënë Konjufca.

Me këtë ka përfunduar seanca e parë për sot në Kuvendin e Kosovës, e cila në rend dite kishte pika të papërfunduara nga mbledhjet plenare të kaluara.

Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me seancën e re ku në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Gjithashtu për këtë seancë është paraparë debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

​Kuvendi miraton Projektligjin për traktatin mbi ndihmën juridike Kosovë-Zvicër

Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Në rend dite për votim në lexim të dytë është edhe Projektligji për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

Gjithashtu deputetët do të votojnë edhe për buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Kuvendi sot mban dy seanca plenare

Sot Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare. Njëra do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka publikuar edhe pikat e rendit të ditës për dy seancat.

Pikat e rendit të seancës së parë janë:

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, 

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

5. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ndërsa pikat e rendit për seancën e dytë janë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,

6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

13. Debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat