Mërgimtarët drejt Kosovës, kaq të gjata janë pritjet në pikat kufitare

Aktuale

Mërgimtarët drejt Kosovës, kaq të gjata janë pritjet në pikat kufitare

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë nisur që të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.

Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

Image
Grafika

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat