Publicisti Binak Maxharraj ka komentuar deklaratën e Listës serbe se Milan Radojiçiq është këty për të mbrojtur popullin serb.
Në një postim në Facebook, Maxharraj ka shkruar se është i mjerë ai popull të cilin e mbrojnë kriminelet me kryekriminelin Milan Radojçiq.
Sipas tij, sot ky kryekriminel nuk guxon të sillet lirshëm nga frika ndaj kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë:
(I mjerë është ai popull te cilin e mbrojnë kriminelët).
Është i mjerë ai popull të cilin e mbrojnë kriminelet me kryekriminelin Milan Radojçiq i cili dikuar lirshëm sillej dhe vepronte siç donte me Veriun e Kosovës, por sa për qejf nganjëherë shkonte edhe në Prishtinë ne zyrat e liderëve tonë sa për kafe, por ndoshta duke pi kafe bënin edhe ndonjë Pazar sa për sy e faqe pasi qe atje ne Veri lulëzonte krimi i organizuar dhe kontrabanda pa penguar.
Kurse sot ky kryekriminel nuk guxon nga Kurti të sillet lirshëm në veri, por popullin e vetë e mbron nga malet si kaçak.
Lidhur me këtë sot ishte i menjëhershëm edhe reagimi zyrtar i SHBA ku ia tregon vendin Listës Srpska me ç` rast i përkujton se kyekrimineli është i sanksionuar për korrupsion dhe krim te organizuar se bashku me mbi 10 kriminel tjerë te cilët duhet te arrestohen dhe te nxirren para drejtësisë, sepse ka kaluar koha e tyre kur ata e mbronin popullin.