Anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK) marrin pagat më të larta mujore në krahasim me bordet e transmetuesve publik të shteteve fqinje.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.
Hoxha ka publikuar një tabelë me shifrat e pagave mujore. Sipas shifrave, anëtarët e bordit të RTK-së marrin 1,156 euro në muaj.
Nga ana tjetër, anëtarët e bordeve të transmetuesve publik të shteteve fqinje paguhen prej 257 euro në Shqipëri, 270 në Kroaci, 490 në Mal të Zi. 400 në Serbi etj.