Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë

Aktuale

Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 14:57
Ilir Meta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (22 korrik 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në orën 09:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Meta, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa, në orën 19:50, Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat