Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti i ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ram gjatë seancës së Kuvendit.
Sipas Kurtit, Edi Ramës kur i ngushtohen punët me Kosovën, përdor kartën e patriotizmit.
Sipas tij, agjenda kryesore e Edi Ramës janë “Ballkani i Hapur” Vuçiqi dhe Beogradi.
Postimi i plotë:
“Edi Rames kur i ngushtohen punët e sidomos me Kosovën ky mashtrues e nxjerr nga manga kartën e patriotizmit!
Përndryshe agjenda reale e tij politike është "Ballkani i Hapur", Vuçiqi dhe Beogradi.
Duhet ta pyesim këtë "patriot" të rastit, sa herë e ka vizituar Kosovën para se të bëhej KM i Shqipërisë? ASNJËHERË!
Me andje shqiptarët e Kosovës i quan MALOKË!
Ai një herë del pro Gjykatës Speciale tani është kundra sipas humorit me orientim nga Beogradi.
Ky mashtrues mendon se ne shqiptarët e Kosovës hamë bar dhe ky mund të luajë me ne kur të dojë dhe si të dojë.