Ministria e Shëndetësisë e ka suspenduar përkohësisht drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Plakiqi pas mbledhjes së Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ku dhe u suspendua, është parë duke dalë i nervozuar.
Media ka publikaur një fotografi të Plakiqit teksa shkruan se ky i fundit nuk ka dashur të deklarohet për media.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha të enjten, se në vend të Fatmir Plakiqit u emërua ushtrues detyre, Bujar Kaquri, derisa shtoi se synim i Qeverisë është standardizimi dhe funksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor.
“Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë takim u vendos që të suspendohet drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si Bord, shmangies së nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Synimi i Qeverisë që unë përfaqësoj në këtë Bord, është sistemi i sigurimeve shëndetësore”, deklaroi Gexha-Bunjaku.