Gazetari Armand Shkullaku komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Parlament.
Shkullaku tha se shpërthimi i Ramës ishte teatral ndërsa shtoi se fjalori i tij me 'gojore, kocka, thika në gjoks’ ishte shumë i turpshëm.
Shkullati theksoi se Rama është kthyer në një figurë të urryer për shqiptarët e Kosovës për shkakto flirtit të hapur me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ramën s’e ka ndaluar ta dënonte raportin e Dick Marty-t ta dënonte dhe më herët. Rama as nuk e ka njohur dhe as nuk i intereson Kosova si çështje kombëtare.
Arsyeja më e thjeshtë, Rama e dimë që punon me sondazhe, shikon popullaritetin e tij, qeverisë.
Rama është kthyer në figurë të urryer, ndoshta është e rëndë, por në figurë të papëlqyer nga shumica e shqiptarëve në Kosovë prej flirtit të tij të hapur me Vuçiçin.”-tha Shkullaku.