Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka e ka komentuar një deklaratë të zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili të enjten, mes tjerash foli edhe për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.
Kryeziu, u shpreh se manipulimet me lista dëmtuan vlerën dhe idealin e luftës.
E për këtë çështje, Blaka e ka shndërruar debatin deri në atë pikë sa i ka thënë “pampers” Kryeziut.
“Shih, edhe këtij “pampersit” i ra hise me fol për lista”, shkroi Blaka në Facebook-un e tij, teksa shtoi se funksionarët e pushtetit nuk kanë pikë turpi.