Statovci: Kemi komunikim me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë elektrike

Aktuale

Statovci: Kemi komunikim me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë elektrike

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 22:49
Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Jeta Statovci, u shpreh optimiste se Kosova do të kalojë më lehtë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Statovci tha se ka një komunikim me Shqipërinë për arritjen e një marrëveshje për energjinë.

“E shoh që ka një komunikim institucional si me Republikën e Shqipërisë por edhe me vendet e tjera në rast nevoje të kemi shkëmbim të energjisë përmes metodave të ndryshme, qoftë përmes eksportit të energjisë, qoftë përmes qymyrit apo modaliteteve të tjera”- tha Statovci.

Kosova po përballet me mungesë të madhe të energjisë edhe gjatë verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat