Kur Rama shkonte në Prishtinë, për të bërë presion për votimin e 'Speciales'

Aktuale

Kur Rama shkonte në Prishtinë, për të bërë presion për votimin e 'Speciales'

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 22:46
Edi Rama, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Edi Rama zhvilloi një vizitë surprizë në Prishtinë në vitin 2015. 

Themi surprizë sepse kryeministri mbërriti atje me helikopter atëherë, për të bërë presion për të miratuar ngritjen e Gjykatës Speciale. 

Në këtë vizitë, Rama i shoqëruar nga Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, u prit në takim nga kryeministri i atëherëshëm i Kosovës, Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi.

Pamjet e kësaj vizite po qarkullojnë në rrjet masivisht. 

Siç edhe u njoftua atëherë, Edi Rama kishte marrë garanci nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi se do të votonin ngritjen e Gjykatës Speciale. 

Sot, 7 vite më pas, Edi Rama tha në Kuvend se Hashim Thaçi ishte në burg për shkak të Gjykatës Speciale, të cilën ai tha se e kishte kundërshtuar. 

Por në fakt provat flasin për të kundërtën. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat