Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu ku tha se fajtori kryesor që Albin Kurti i ka sot 51% është Ramush Haradinaj.
Lekaj në T7 tha se Haradinaj e ka goditur Haxhiun aty ku duhet, tek shkëmbimi i territoreve, e për të cilën thotë se kjo ka mundësi të jetë arsyeja e deklarimeve të tilla nga Haxhiu.
Për zotriun Haxhiu kam një respekt sepse AAK disa vite ka bashkëpunuar me të. Disa vite ka qenë afër dhe mbështes pothuajse, dhe tani në kohërat e fundit kom pa që ka një mendim ndryshe, që nuk shkon në favor të asnjë pozitivet e të asnjë raport mes Haxhiut e AAK-së. Nëse Haxhiu cdo herë e ka treguar se AAK-ja është e qëndrueshme dhe ka marrë vendime për vendin për shtetin, tash cka ka ndryshuar zotëri Haradinaj”, tha Lekaj.
Tutje ai shtoi se Haxhiu nuk duhet të lëshohet në deklarata të tilla për Haradinajn, i cili sipas tij, ka dhënë shumë për Kosovën.
“Me siguri se zotëri Haradinaj e ka godit dhe e ka goditur aty ku duhet, tek shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Nga kjo meqë thuhet Haxhiu ka pas takime të shumta sa i përket kësaj cështjeje dhe i ka thënë Po shkëmbimit të territoreve, ndërsa Haradinaj ka qenë i vendosur dhe i saktë po thuasje falë ish kryeministrit Haradinaj sot më nuk flitet sa i përket ndarjes së Kosovës. Me siguri kjo është hatërmbetja e Batonit.
Haxhiu nuk duhet të lëshohet në këto, ai e njeh personalisht për së afërmi edhe në luftë edhe në paqe edhe në kryeministër edhe në opozitë Haradinajn. Dhe ta atakosh një njeri që ka bërë shumë për këtë vend, është e padrejtë dhe unë mendoj që as që ia vlen të diskutohet për këtë cështje”, tha ai.