Shtëpiza e kompjuterit e cila u vodh nga zyrja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Lipjan, u rikthye sot në zyre nga policia.
Me këtë rast personi me incialet D.U i cili dyshohet për këtë rast.
Veçse sipas kryetarit të OVL UÇK-së në Lipjan Ali Mejzinolli, shtëpiza u kthye e zbrazuar dhe pa materialet e nevojshme që kishte kjo zyrë.
Mejzinolli tha se dyshon se materali i marrë mund të jetë dërguar në Gjykatën Speciale.
“Dëshiroj të mos e mendoj që personi i dyshuar të mos ta ketë marrë materialin dhe ta ketë bartur aty ku ne nuk dëshirojmë. Po mendoj se mos e ka marrë materialin dhe e ka dërguar në qarqe tjera, ta zëmë tash është aktuale Gjykata Speciale në Hagë” – tha Mejzinolli.
Mejzinolli tha se nuk kanë asgjë për të fshehur brenda zyrës së veteranëve.
“Jo, se kemi atë frikë. E kam thënë edhe më herët se nuk kemi pasur material për të fshehur nga dikush – theksoi ai.