Hoti përshëndet rezolutën kundër pretendimeve për “trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Aktuale

Hoti përshëndet rezolutën kundër pretendimeve për “trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:27
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka përshëndetur miratimin e rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se rezoluta në fjalë tregon vullnetin e Shqipërisë për të mbrojtur pacenueshmërinë e luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Postimi i plotë:

E përshëndes rezolutën e miratuar mbrëmë nga Kuvendi i Shqipërisë me pjesëmarrje të gjerë politike.

Kjo rezolutë mbetet një akt politik, por tregon vullnetin e Shqipërisë për të mbrojtur pacenueshmërinë e luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi, e cila luftë është unike në botë për mënyrën se si është organizuar dhe si e ka siguruar mbështetjen e NATO-s.

E vërteta nuk do të mund të mohohet nga asnjë proces gjyqësor. Përkundrazi, e vërteta betonohet në procese të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat