​Përplasje në komisionin hetimor, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen

Aktuale

​Përplasje në komisionin hetimor, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 12:23
Foto nga takimi

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike, ku po intervistohej ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati.

Kjo si shenjë revolte ndaj deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili e quajti spekulante, shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën.

Rrjedhimisht, në mungesë kuorumi përfundoi edhe mbledhja e komisionit.

Pas kësaj, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ferat Shala, në një konferencë për medie, tha se mazhoranca qëllimisht po saboton komisionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat