Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vizitës në Kosovë në përfundim të mandatit të tij.
Meta po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani, nga e cila është pritur me ceremoni shtetërore.
Pas takimit me Osmanin, Meta është takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
E më pas u është adresuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.