Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, i cili e ka kritikuar atë për një deklaratë lidhur me ish-ambasadorin amerikan William Walker.
Loshi ka thënë se mund ta dëshmojë se ka punuar me Shtëpinë e Bardhë kundër Serbisë.
Ai ka kërkuar që ta “qepin gojën”, ata që nuk kanë evidencë se ai ka punuar me Serbinë kundër Kosovës, përcjell Bota sot.
“Ajo për të cilën ka evidencë dhe mund të ju dëshmoj në çdo kohë është se personalisht kam bashkëpunu me shumë sukses me Shtëpinë e Bardhë kundër Serbisë.
Nëse deri sot nuk keni gjetur asnjë evidencë se kam punuar me Serbinë kundër vendit tim - QEPENI!
Kur ju të sillni edhe evidencën më sipërfaqësore, atëherë e qepi unë. Jam i sigurt se me këtë kusht do ta mbani gojën e qepur gjithmonë!”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.
Ish-deputeti Meta Kosova me një mendësi të tillë si të Loshit, nuk mund të ketë miq dhe mbështetës. Sipas tij, deklarata e Loshit është për keqardhje./BS