Poza patriotike/ Arbana Xharra i reagon Ilir Metës: Oh, mos me të njoft ty shtrenjtë të blejmë!

Aktuale

Poza patriotike/ Arbana Xharra i reagon Ilir Metës: Oh, mos me të njoft ty shtrenjtë të blejmë!

Nga: A.ZH Më: 22 korrik 2022 Në ora: 17:56
Ilir Meta dhe Vjosa Osmani

Ilir Meta ka zhvilluar sot vizitën e tij të fundit zyrtare si president i Shqipërisë, në Kosovë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

Gjatë kalimit para gardës ceremoniale, presidenti bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Por, pozë të rrejshme patriotike këtë e ka quajtur gazetarja Arbana Xharra, përcjell Bota sot.

“A ka naj këshilltar/e me i kallxu që nuk të blihen më këto poza të rrejshme patriotike.

Kur Shqipëria e emëroi Gent Caken nga Kosova në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme në vitin 2019, shumë i ka pas ardh zor, thojke s’din ky se është i ri.

Ohhh mos me të njoft ty shtrenjtë të blejmë!”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.

Meta, përcolli mesazhin në Prishtinë se është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat