Biznesmeni nga Drenasi dhe veterani i luftës, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Biznesmeni nga Drenasi dhe veterani i luftës, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:27
Ekrem Nika dhe Hektor Beqiri

Biznesmeni Ekrem Nika, i biri i dëshmorit Abedin Nika nga Gllanasella e Drenasit, së bashku me veteranin e luftës, Hektor Beqiri, kanë vizituar krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Nika e Beqiri janë biznesmen të suksesshëm në Gjermani, por ata nuk e harrojnë të kaluarën dhe luftën e drejtë që bëri UÇK-ja.

Ata kanë postuar edhe një foto së bashku para qendrës së paraburgimit në Hagë pasi kanë kryer vizitën.

Nuk janë të rralla vizitat si kjo që ju bëhën çlirimtarëve që po mbahën në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat