Javëve të fundit janë rritur rastet me COVID-19 në vend. Lidhur me këtë, infektologu Ilir Tolaj thotë se nuk ka nevojë që të ketë masa të veçanta.
Por sipas tij, një vëmendje të shtuar duhet ta kenë personat mbi moshën 60-vjeçare apo ata të cilët janë me sëmundje kronike.
“Në këto raste, atëherë do të është e nevojshme që të shikohet domodosdoshmërisht që të zvogëlohet mundësia e kontaktit me meset ku potencialisht mund të ketë të infektuar. Dhe në anën tjetër, eventualisht që të vaksinohen edhe me vaksinën e katërt”, tha ai.
Tutje, Tolaj theksoi se edhe në qoftë se numri rritet edhe deri në 10 mijë raste, përsëri nuk ka vend për panik apo për të pasur masa të jashtëzakonshme.
“Edhe në qoftë se numri rritet në 5 mijë brenda ditës, ose 6 mijë, ose 10 mijë, sërish ne nuk kemi elemente dhe nuk kemi arsye për të pasur panik, për të pasur masa të jashtëzakonshme, meqenëse numri i atyre që do të përfundonin në spital, apo që do të përfundojnë në vdekje do të jetë konform një stituate të cilën e kemi edhe me infeksione të tjera”, shtoi ai.