Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, i njohur për gjuhën e tij vullgare ka reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Koci përmes një postimi në Facebook, i reagoi Osmanit pasi kjo e fundit ka thënë se nuk mund të harrohet se kush i kontribuoi më së shumti Gjykatës Speciale, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj presidentes Osmani, ku e ka quajtur të pacipë.
Koci ka thënë se Thaçi po e ndjek Vjosa Osmanin edhe në ëndërr.
“Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani! Prej se e zvoglove barkun tu ka rrit gjuha dhe goja. Po vjell e po llapë e nuk po ndalesh edhe sot kunder Hashim Taçit. Hija e Hashim Thaçit ka me të ndjek edhe në anderr. Je e pa cipë!”, shkruan ai.