Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rreth rritjes së rasteve të reja me Covid-19.
MSH ka njoftuar se në janar të këtij viti ka pasur një valë të rritjes së rasteve me Covid-19 dhe që kjo rritje po përcillet me shkallë gati të njëjtë edhe tani.
Po ashtu nga ministria apelohet që qytetarët të vaksinohet në mënyrë që të përballohet vala e re e Covid-19.
“Në janar 2022 kishim valën e rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19. Rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar. Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet tona ka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19. Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19! #Vaksinohu”, thuhet në reagimin e Ministrisë.