Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar sot deklaratëe e Presidentes Vjosa Osmani për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Gjykatën Speeciale.
Ai me anë të një statusi në Facebook kritikoi Presidenten, duke thënë se “kur e them unë për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale atë që e tha presidentja sot, është e arsyeshme, por kur e thotë presidentja është absurde”.
“Po harron ajo se në vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë.
Shokët në Hagë, me avokatët e tyre, luftën kryesore po e bëjnë që ta luftojnë termin absurd “NDERMARRJE E PERBASHKET KRIMINALE”, dhe është turp për shtetin e Kosovës që e toleron këtë”, ka shkruar Klinaku.