Pasi u shpall person non-grata nga Britania e Madhe, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha u ka uruar fundjavë të bukur miqve të tij në rrjete sociale.
Berisha ka publikuar një fotografi të detit, ku ka shkruar “perëndim i bukur” .
“Perëndim i bukur. Fundjavë të mbarë miq! Sb”, ka shkruar ai.
Berisha në një deklaratë për media, më herët ka thënë se lajmi i është bërë i ditur përmes një letre nga Home Secretary, ku thuhet se vendimi është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.
