Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka reaguar pas akuzave të bëra në drejtim të ambasadorit amerikan William Walker.
Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se është marrëzi të drejtohen akuza për Wallkerin pas një angazhimi të bërë për Kosovën.
Ai ka kërkuar nga militantët e partive politike që të mësohen me kritika ndaj kujtdo që qeverisë me Kosovës.
Ai kujton kritikat e Walkerit ndaj klasës së vjetër politike në Kosovës, sikurse kritikat që ia bëri Kurtit këto ditë.
Reagimi i plotë:
Është gënjeshtër dhe marrëzi mendjesh të shpëlara që të akuzohet Ambasadori William Wallker se angazhimi e tij 23 vjeçar për të mirën e Kosovës dhe mbarë Kombit Shqiptar e bëri për shkak të interesave të tij personale!
Militantët e të gjitha partive duhet të mësohen që kritikat ndaj kujtdo që qeverisë janë motorri dhe thelbi i vërtetë i ndryshimeve pozitive.
Kur kritikat e Walker drejtoheshin ndaj klasës së vjetër politike ai na ishte hero ndërsa sot kur kritikat e tij prekin qeverisjen aktuale ai na qenka "i paguar".
Kushdo që hedh teza të tilla për konsum publik (për oreks edhe të mediave serbe) duhet ti përtypë mbrapsht këto akuza të mbrapshta.
William Walker si pak kush është angazhuar dhe mbetet ende i angazhuar për Kosovën dhe çështjen shqiptare ndaj mirënjohja e shqiptarëve duhet të ketë tjetër shije.
Reçaku dhe Kosova ia dedikojnë lirinë sensibilizimit që Walker bëri në të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare.
Ne shqiptarët e Kosovës përtej kritikave do të jemi gjithmonë falenderues për kontributin tuaj të palodhshëm.
THANK YOU AND GOD BLESS YOU!