Infektologu Ilir Tolaj thotë se autoritetet shëndetësore të Kosovës tani duhet që të dalin me një qasje tjetër, krahas asaj në fillim, sa i përket COVID-19.
Tolaj theksoi se sa i përket çështjes së vaksinimit duhet që të dilet me një shpjegim më të thukët, për nevojën se për kë është benefiti më i madh për t’u vaksinuar.
Sipas tij, autoritetet shëndetësore të Kosovës do duhej që të fillojnë të sigurojnë vaksinat të cilat do të dalin së shpejti në treg për variantet e reja të koronavirusit.
“Prandaj, autoritetet shëndetësore të Kosovës ishte dashtë që tash të fillojnë hulumtimin rreth sigurimit të vaksinave të cilat janë në prodhim e sipër e që do të dalin së shpejti në treg për variantet ose për një lloj tjetër të imunitetit i cili do të përfshijë edhe rastet e reja”, tha ai.