Më herët u raportua se para xhamisë së fshatit Halabak, janë krijuar tensione mes një imami dhe disa praktikuesve fetarë, të cilët kanë penguar imamin që t’i kryej ritualet fetare.
Përmes burimeve, u raportua se sonte në Halabak imami është penguar nga xhemati që të hyjë në xhami dhe ta ushtrojë funksionin e tij, pasi që konsiderohet si i palegjitimuar nga BIK.
Informacionet më të reja lidhur me ngjarjen, bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 7 persona.
Sipas asaj që dihet deri më tani, imami ka insistuar që të kryej rituale e zakonshme fetare, gjë e cila ka shpjerë deri te përplasja me personat e tjerë.
Gazeta ka provuar që të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës, por pas disa përpjekjeve, një komunikim me policinë ka qenë ende i pamundur.
Jo më shumë se një ditë më parë, imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur brutalisht.
Organet e rendit shkuan në vendngjarje dhe pasi hoxha u nis për mjekim, pas hetimeve ata arrestuan tre persona, që janë vëllezër me njëri-tjetrin.