“Rama është duke u ‘çmendur’, ndërkombëtarët fascionohen nga Kurti”

Aktuale

“Rama është duke u ‘çmendur’, ndërkombëtarët fascionohen nga Kurti”

Nga: A.M Më: 23 korrik 2022 Në ora: 00:19
Albin Kurti dhe Edi Rama

Profesori Sulejman Mehazi ka komentuar ‘luftën politike’ që po bëhet ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se askush nuk mund ta trondit Kurtin, pasi ai është ‘arrë’ e fortë që nuk thyhet.

“Lisin e lartë e merr era ashtu sikurse Albin Kurtit që i vërsulen erërat politike nga të gjitha anët: Vuçiqi, Rama, Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj, Ahmeti, BE-ja, por nuk mund ta lëvizin e jo ta tronditin kryeministrin e Kosovës.

Është arrë e fortë që nuk mund të thyhet kurrsesi”, deklaroi Mehazi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hossana barraba, hossana!

Lisin e lartë e merr era ashtu sikurse Albin Kurtit që i vërsulen erërat politike nga të gjitha anët: Vuçiqi, Rama, Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj, Ahmeti, BE-ja, por nuk mund ta lëvizin e jo ta tronditin kryeministrin e Kosovës.

Është arrë e fortë që nuk mund të thyhet kurrsesi.

- Përfaqesuesit e huaj fascionohen nga performanca e intelektit politik të Kurtit;

- Vuçiqi ka ngelur në vend nga principet e pathyeshme të ruajtjes së mëvetësisë politike e territoriale të Republikës së Kosovës nga ana e Kurtit;

- Edi Rama, për shkak influencës e inferioritetit politik ndaj Albin Kurtit është duke u çmendur kundër tij me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit e duke i dalë zot Thaçit.

Hossana barraba, hossana!

@S.Mehazi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat