Ndër vite plazhet e mrekullueshme të Lezhës kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të pushuesve nga Kosova.
Shqiptarët e Kosovës kanë preferuar Shëngjinin e Talen për shkak të çmimeve ekonomike dhe plazheve ranore me ujë të kthjellët.
Një fluks i pushuesve nga Kosova ka shkaktuar trafik të dendur në afërsi të kryqëzimit të Milotit.
Faturat e publikuara në JOQ Albania kanë provuar se çmimet e restoranteve të zonës nuk janë prekur nga babëzia e biznesmenëve për të zhvatur pushuesit, por kënaqësia e klientëve mbetet prioritet.
Temperaturat e larta këtë fundjavë kanë favorizuar turizmin bregdetar falë fqinjëve, duke qenë se krahasuar me vitet e mëparshme është shënuar një bojkot total kryesisht në Jug të vendit ku çmimet cilësohen si stratosferike.