Edi Rama gjatë senacës për rezolutën kundër Dick Marty-t tha se kush heq Thaçin nga historia e UÇK-së, ia ngul një thikë në fyt popullit të Kosovës.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani.
Ai përmes një postim në Facebook ‘goditi’ Ramën duke thënë se vazhdimisht kërkon që Kosova t’i jap diçka Serbisë, e në anën tjeër akuzon të tjerët për thika pas shpine.
“Nuk ka thikë më të madhe pas shpine sesa ta përkrahësh sot Vuçiqin, në kohën kur do duhej ngritur presioni ndaj tij për ta njohur Kosovën, duke qenë se diktatorët me të cilët ai rreshtohet janë në konfrontim direkt me Perëndimin”, deklaroi Zogiani, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kudo qe u jepet rasti thone, Kosova duhet t'i japë diçka Serbise. E kendej dalin akuzojne tjeret per "thika mbas shpine" ndaj Kosoves.
Nuk ka thike me te madhe pas shpine sesa ta perkrahesh sot Vuçiqin, ne kohen kur do duhej ngritur presioni ndaj tij per ta njohur Kosoven, duke qene se diktatoret me te cilet ai rreshtohet jane ne konfrontim direkt me Perendimin.