Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ka reaguar pas lajmit se vajza që pretendon se është e prokurorit, gati sa nuk e ka shtypur kalimtaren në vijat e bardha në Prishtinë.
Vajza ka përdorur një gjuhë arrogante dhe ka bërë veprime të papërmbajtshme në veturë, duke thënë: E kam babin prokuror, ta q* nënën.
E sipas deputetit Basha, këta fëmijë besojnë se janë të paprekshëm dhe nuk dhënë përgjegjësi për veprimet e tyre, përcjell Bota sot.
Sipas tij, fakti që ajo beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi.
Reagimi i Bashës në Facebook:
Vajza e prokurorit!!!
Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi!
Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër!
Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veç fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi!