Si rezultat i temperaturave të larta një person është alivanosur në Prishtinë.
Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë.
Sipas parashikimeve sinoptike gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim do të mbretërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë.
Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell.
Gjithashtu rekomandohet konsumim i lartë i ujit.