A po paralajmëron këshilltari i Konjufcës masa të reja kundër COVID-19?

Aktuale

A po paralajmëron këshilltari i Konjufcës masa të reja kundër COVID-19?

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:19
Ilir Kërçeli

Ditëve të fundit është rritur numri i rasteve të infektimeve me COVID-19. Kurse, sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi mbi 1 mijë e 400 raste të reja në vend.

Lidhur me gjendjen me COVID-19 më vend ka reaguar edhe Ilir Kërçeli, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Këshilltari i Konjufcës shkroi se në këto rrethana maskat duhet të mbahen veç nga obligimi.

Nuk dihet nëse me këtë Kërçeli aludoi masa të reja ose diçka tjetër, mirëpo duke pasur parasysh gjendjen me koronacirus, nuk përjashtohet mundësia e masave të reja.

"Ndoshta s’ka nevojë me na obligu me ja fillu me mbajtë maska.", shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat