Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Bardhyl Meta, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshit.
Reagimi erdhi pasi Loshi ka thënë se “Amerikanët kur mësohen me marrë (pare!), e nuk ka më, janë të zhgënjyer”.
E sipas Metës, Kosova me një mendësi të tillë si të Loshit, nuk mund të ketë miq dhe mbështetës.
E po në këtë postim, Liri Loshi u ‘përplas’ me analisti politik, Shkodran Ramadanin.
Ramadani akuzoi Loshin se në bazë të disa informacioneve ka dëgjuar se ai ishte kameraman me pagesë, përfshirë edhe për dokumentimet e masakrave kundër shqiptarëve.
E Loshi iu kundërpërgjigj menjëherë një deklarate të tillë duke thënë se:
“Shkodran Ramadani une jam mjek, jo kamerman. Në luftë kam punu si mjek dhe reporter lufte e kam qenë edhe komandant për moral në Brigadën 112. Para se me diplomu në mjekësi, si student kam punuar gazetar dhe redaktor në gazetë. Jo, nuk është e vërtetë që kam marrë ndonjë shpërblim çfarëdo për kontributin tim rreth evidencimit të masakrave. Kush thote ndryshe gënjen”.
Këto janë replikat e Loshit dhe Ramadanit:
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/24/auto_Screen_Shot_2022-07-24_at_09.08.211658647737.jpg)