Sot varroset mërgimtari që u vra mbrëmë në Baks të Skenderajt

Aktuale

Sot varroset mërgimtari që u vra mbrëmë në Baks të Skenderajt

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, me ç’rast mbeti i vdekur një person.

Personi që vdiq është Besim Musliu, 47-vjeçari i cili do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Baks.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, përmes një postimi në faqen Facebook.

“Të dashur familjarë, miq, shokë, Më pikëllim dhe dhimbje të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë Besim Musliu. Lutemi që Allahu ta shpërblej me xhehnet në botën e amshueshme. Gjithmonë do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona me i dashurin ynë. Varrimi do të mbahet sot me date 24.07.2022 ne ora 17:00, në varrezat e fshatit Baks. Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftim.

Raportohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur shkak i një mosmarrëveshje në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit.

Nga rasti dy persona u plagosen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat