Reagon e tronditur Ganimete Musliu, tregon a e ka familjar mërgimtarin e vrarë në fshatin e saj

Aktuale

Reagon e tronditur Ganimete Musliu, tregon a e ka familjar mërgimtarin e vrarë në fshatin e saj

Nga: A.ZH Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:04
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka ngushëlluar familjen e mërgimtarit, i cili u vra mbrëmë në fshatin e saj, Baks të Skenderajt.

Musliu ka thënë se i viktima nuk është familjar i saj, derisa është shprehur e tronditur nga ky rast, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Baksi është shquar për raporte të mira mes banorëve.

“E tronditur nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në fshatin tim. Fshati Baks gjithmonë është shquar për raporte të mira të banorëve mes veti, prandaj ky rast na ka tronditur të gjithëve pa dallim.

Bashkëndjej me Familjet Musliu dhe Rexhepi dhe lutem që tragjedi të tilla mos të ndodhin më, jo vetëm në Baks, por askund në Kosovë.

Për shkak të telefonatave të shumta ndjej për obligim të informoj opinionin se viktima nuk është i familjes time. Ngushëllime familjes së viktimës dhe gjithë fshatit Baks!”, ka shkruar deputetja e PDK-së, në një postim në Facebook.

Mbrëmë në Baks u vra Besim Musliu, i cili ishte nga diaspora. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje pasi viktima kishte ngasur makinën me shpejtësi të madhe. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat