Analisti Shkëlzen Gashi ka goditur “historianët e regjimit” për shkrimin e teksteve mësimore.
Ditë më parë u raportua se Ministria e Arsimit ka miratuar tekst shkollor me autorë plagjitorë. Sipas “Admovere”, MASHT ka miratuar tekstin shkollor “Edukatë Qytetare 9” me autorë Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli që tashmë janë denoncuar si plagjiatorë.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar analisti Shëklzen Gashi, duke thënë se në regjimin e kaluar tekstet e historisë i hartonte Frashër Demaj, ndërsa në regjimin e tanishëm Bujar Dugolli.
Postimi i tij i plotë:
në regjimin kaluar ‘dr’. frashër demaj i hartonte tekstet mësimore të historisë.
në regjimin e tanishëm ‘dr’. bujar dugolli po i harton tekstet mësimore të historisë.
një tortë e ndarë në mes – besoj e keni të qartë se për çfarë torte e kam fjalën 🙁