​Borrell uron Begajn: Mandati juaj fillon në një moment historik për Shqipërinë

Aktuale

​Borrell uron Begajn: Mandati juaj fillon në një moment historik për Shqipërinë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 19:45
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka uruar Bajram Begajn pas betimit si president i ri i Shqipërisë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se mandati i Begajt vjen në një moment historik kur Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në BE.

“Urime Bajram Begajt për betimin si president i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.

Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi Së bashku më të fortë”, shkruan kryediplomati evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat